Kongresi i PS në 23 mars, Rama “rikthen” Fatos Nanon

18.03.2019 11:54:46

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste për të diskutuar mbi mbajtjen e Kongresit të 23 marsit në Pallatin e Kongresit si edhe zgjedhjet lokale.

Mbledhja po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit.

Sipas “Ora news”, në Kongresin e PS, që do mbahet ditën e shtunë rreth orës 10:00 në Pallatin e Kongresit, Rama pritet të publikojë vetëm listën e këshilltarëve bashkiakë për Tiranën. Kongresi i Partisë Socialiste do jetë i ndarë në tre sesione të ndryshme dhe do hapet nga Rama.  Më pas do mbajnë fjalën disa ministra dhe kryetarë bashkie.

Kryeministri i ka dërguar ftesë për të marrë pjesë në Kongres edhe Fatos Nanos si edhe gjithë ish-kryeministrave të PS sipas Statutit.