Koreja Veriore lanson tri raketa në ditën e fundit të samitit të G20

05.09.2016 09:20:27

Ministria e Mbrojtjes e Koresë Jugore thotë se Koreja Veriore i ka lansuar tri raketa balistike kah Deti i Japonisë.

Këto lansime të raportuara sot u bënë në ditën finale të samitit G20 në Kinë.

Siç transmeton Rel, në këtë samit po marrin pjesë shumë liderë botërorë, që e mbështesin izolimin ndërkombëtar të Koresë Veriore për shkak të programit të saj të armatimit atomik.