Korigjimi i kufirit, mbanë n’liri pengun e Dick Martit, H.Thaqin !

21.04.2019 23:11:23
Nga Fatmir Bajraj
Miratimi i Raportit të Dick Martit në Asamblenë Parlamentare të KE-së, i cili akuzon Hashim Thaqin dhe disa prej ish drejtuesve të UÇK-së për përfshirjën në krimin e organizuar dhe trafikim organësh, të 25 Janarit 2011, nuk u pasua kurr me aktpadinë e paralajmruar si kërcnim të ish Kryemnistrit Thaqi, tani Predsednik i Kosovës. Dhe ky fakt, jep t’kuptohet se “kërcënimi” i Thaqit pë padinë, ishte leshimi i balonit në ajr dhe kamuflim me t’cilin blente kohë për të ruajtur pushtetin dhe imunitetin i cili ishte e vetmja shpresë që e le pa u ulur n’bankën e të akuzuarit për krime të rënda , siq është akuza n’raportin e Zvicëranit Dick Marty për trafikim organësh njerëzore. Kërcënimi i ish Kryemnistrit Thaqi, tani Predsednik, kishte edhe efektin e “Frikësimit të arushës me shoshë”, kaq. Pak kush beson se realisht ka mundur t’ketë patur trafikim organësh njerëzore për cfarë kryepërgjegjës mbahet Predsedniki i tashëm Hashim Thaqi, por sjellja e Tij politike në këto vite, dhe sidomos e dy viteve t’fundit, bënë t’kuptohet se i njëjti nuk ka duarë të pastëra dhe se raporti i Martyt, megjithatë, mund t’a qoj prapa grillave për gjithë jetën…! Lërimi dhe eksplorimi i mundësive për t’mbetur n’liri, ka sjell Predsednikin e Kosovës në një situatë që të kerkoj ndihmë nga vetë armiku shekullor serb, n’këmbim të kësaj lirie me koncesionet n’dëm të shtetësisë së Kosovës, përkatësisht të integritetit dhe sovranitetit të vendit. Korigjimi i kufirit (lexo : copëtimi i Kosovës), apo ndarja e saj, ku pjesët vitale do merrte Serbia n’veri, dhe pjesa e mbetur e saj, me eksteritorialitet për kishat, manastiret dhe enklavat serbe të cilat do e bënin Kosovën jo funksionale për t’mbijetuar si shtet unitar ! Ky koncesion për mbajtjën n’liri të Predsednikit Thaqi, sigurisht ka marr pelqimin edhe të miqëve të Serbisë n’BE (Mogherini & Co), dhe të Rusisië së Putinit, pa anashkaluar edhe pjesë të administratës kontraverse të Presidentit Amerikan Donald Trump, përkatësisht Boltonin pro-serb ! Por koncesion dhe çmim të tillë, Kosova dhe shqiptarët, s’janë t’gatshëm t’bëjnë & t’paguajnë, por duke e ndaluar Thaqin n’këtë akt tradhëtie, parandalojnë tatëpjetën e vendit dhe zhbërjën e Kosovës shtet sovran e të pavarur. Të gjithë qytetarët lojal të Republikës së Kosovës, pra t’gjithë ata që eduan kombin dhe atdheun e vetë, Dardaninë Antike-Kosovën, duhet të apelojnë që Gjykata Speciale t’a merr sa m’a parë Hashimin & Co, dhe t’evitohet njëherë e mirë rreziku permanent i kontrabandimit të atdheut tonë me amikun nga ana e Predsednikit, peng i raportit të Dick Martyt, Serbisë së Vuqiqit dhe Rusisië së Putinit. Vetëm atëherë, kur pëngjet e Serbisë (Hashimi & Co), dalin para drejtësisë për krimet e”supozuara” dhe marrin denimin e merituar, ndodhë shkapja e shtetit dhe çlirimi nga “çlirimtarët”, fati ynë si komb e atdhe, do jet n’duartë e atyre që eduan vendin pa hile…! Oportunizmi ynë, është i dëmshëm, i pakuptueshëm dhe i pafalshëm.