Koronavirusi/ 11 propozimet e presidentit për qeverinë: Fusni testet e shpejta dhe hapni spitalet rajonale

27.11.2020 21:09:46

Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar alarmante situatën e koronavirusit në të cilën ndodhet aktualisht Shqipëria. Ai i ka dërguar një letër me propozime ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për përballimin e situatës së krijuar në javët e fundit me pandeminë në vendin tonë.

Propozimet drejtuar ministres Manastirliu, vijnë pas takimit që kreu i shtetit zhvilloi me një grup ekspertësh të shëndetit publik dhe mjekë, ku qeveria u përfaqësua nga zv.ministri Albert Nikolla.

Pasi u njoh me shqetësimet dhe mendimet e ekspertëve për situatën aktuale, presidenti Meta i dërgoi disa propozimet Ministrisë së Shëndetësië.

Mes propozimeve kryesore Ilir Meta kërkon nga Manastirliu futjen sa më shpejt në përdorim të testeve analitikë të shpejtë, kthimin e disa spitaleve rajonale në spitale Covid, futjen në sistemin shëndetësor të pajisjes ECMO dhe një çmim favorizues për testet Covid.