Kosova në festë, nderon Fadil Vokrrin me fitore ndaj Ishujve Faroe

10.09.2018 23:11:36

Kosova ka regjistruar fitoren e parë në kuadër të Ligës së Kombeve. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 2-0.

Pjesa e parë e sfidës së vlefshme për Grupin 3 në ligën D të Ligës së Kombeve, u mbyll pa gola. Skuadra jonë e pati dominimin dhe iniciativën në 45 minutat e para, mirëpo mungoi konkretizimi.

Arbër Zeneli dhe Atdhe Nuhiu shënuan dy golat e përfaqësueses më të re europiane në minutat 50 dhe 55, por fitorja mund të kishte rezultuar edhe më e thellë nëse do të shfrytëzoheshin më mirë rastet e krijuara.

Të zgjedhurit e Bernard Challandes bënë një lojë sulmuese duke e mbajtur kundërshtarin të mbyllur në gjysmëfushën e tyre.