Koviq: Nëse e dorëzojmë Kosovën, kufijtë e Serbisë do të mbrohen në Nish, Tutin e Beograd

13.12.2019 16:11:32

Anëtari i Kryesisë së lëvizjes Fshesa 2020, Millosh Koviq, ka deklaruar se nëse “e dorëzojmë Kosovën”, Serbia do ta mbrojë veten në Nish, Tutin e Beograd, i ka thënë kështu TV Hepi të Beohgradit.

Koviq, që është profesor në Fakultetin Filozofik të Beogradit, i deklaroi këtij televizioni se situata gjeopolitike në botë po ndryshon dhe nga bota unipolare po shkon nga ajo multipolare.

“Sot janë tre lojtarë në botë, Amerika, Rusia e Kina, dhe dy nga këto tri nuk janë kundër nesh kur është fjala për çështjen e Kosovës”, është shprehur ai.

Anëtari i Kryesisë së lëvizjes Fshesa 2020 ka shtuar se për hir të paqes së fëmijëve tanë duhet të forcohet mbrojtja e vendit, meqë kjo është bazë e paqes.

“Izraeli është i rrethuar nga armiq, prandaj duhet të ketë më të fortën ushtri. Po deshëm pqae për fëmijët tanë, ushtarakisht duhet të jemi të fortë ushtarakisht”, ka thënë Koviq.