Kremlini mohon se zotëron informacione komprometuese për Donald Trump

11.01.2017 15:17:03

Kremlini zyrtar ka mohuar se shërbimet sekrete ruse  zotërojnë informacione komprometuese për presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Zëdhënësi i Kremlinit tha se akuzat  janë sajesa dhe përpjekje e qartë për të dëmtuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Nga ana e tij. Donald Trump i ka hedhur poshtë këto pretendime. “Lajme të rreme. Gjueti e vërtetë shtrigash”, shkroi në Twitter Trump.