Krimi i dyfishtë: Jonida mund të jetë vrarë dy ditë më parë

15.08.2016 13:50:32

Vrau vajzën me të cilën shoqërohej më pas qëllon dhe veten. Policia ka arritur të zbardhë një krim të dyfishtë nisur nga letra që Sokrat Shani, banues në Krutje të sipërme të Lushnjës kishte lënë në banesën e tij ku kishte kryer vetëvrasjen.

Sipas policisë 65 vjeçari kishte kryer vetëvrasje me një pistolete “TT” në orët e para të mëngjesit të 15 gushtit 2016.

Ora News ka  zbuluar përmbajtja e letrës që është gjetur në tavolinën e banesës së Sokrat Shanit në Krutje të Lushnjës.  “Jonida ndodhet tek shtëpia e Ludit në Golem. Shtepia ndodhet përballë pishinës së një hoteli. Hotel P… Banesa në katin e katërt, Jonida është nga Kryekuqi”

Letra mban datën 14 gusht dhe është firmosur nga viktima Sokrat Shani. Burime nga policia bëjnë të ditur se trupi i viktimës është gjetur i lidhur dhe se duhet të ketë më shumë se 48 orë që është vrarë pasi trupi është gjetur në proces dekompozimi.