Kryeministri Hoti shpreh ngushëllime për vdekjen e ushtarit amerikan, Alexander Klass

Kryeministri Hoti shpreh ngushëllime për vdekjen e ushtarit amerikan, Alexander Klass

09.07.2020 09:20:08

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka shprehur ngushëllime, Komandantit të Forcave të NATO-së në Kosovë, KFOR, Gjeneral Major Michele Risi, për humbjen e jetës së ushtarit, Alexander Klass.

Hoti ka thënë se humbja e ushtarit, Alexander Klass i ka lënduar të gjithë.

“Në këto momente të vështira për familjen, ushtrinë amerikane dhe forcat e KFOR-it, u qëndroj pranë, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje që na ka lënduar të gjithëve”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ndryshe, departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi të hënën mbrëma se një pjesëtar i forcave amerikane që shërbente në kuadër të trupave paqeruajtëse në Kosovë ka humbur jetën.

Sipas njoftimit, ushtari Alexander Blake Klass, 20 vjeçar nga Willamina e Oregonit, ka humbur jetën në një incident që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur më 4 korrik, në kampin në Novosellë në Kosovë.