Kryeministri Mustafa: Zgjedhjet nacionale në qershor të vitit 2018

Kryeministri Mustafa: Zgjedhjet nacionale në qershor të vitit 2018

15.12.2016 22:28:09

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha se koalicioni qeverisës PDK-LDK do ta përfundojë mandantin në qershor të vitit 2018.

Duke folur për koalicionin me PDK-në, në një intervistë në emisionin, “New BUGAJSKI HOUR” në RTK, tha se “Qeveria duhet të ekzistojë deri në fund të mandatit dhe koalicioni përkundër sfidave për demerkacionin është treguar i kujdesshëm dhe ka marrë vendime të mëdha sikurse krijimi i Dhomave të Vecanta. Mandantin do ta përfunojmë në qershor të vitit 2018”, tha kryeministri  Isa Mustafa.

Mustafa tha se është mjaft e rëndësishme që demarkacioni të miratohet në Kuvendin e Kosovës.

“Ne jemi në takime ditore me presidentin e vendit, kryetarin e Kuvendit,  dhe grupet tona parlamantera që të gjejmë hapësirë për procedimin e këtij ligji në Kuvend.  Kjo çështje do të hapet edhe me Listën Serbe sapo të kthehen në Kuvend. Kemi tentuar të flasim edhe me opozitën , por në të gjitha takimet ku prezent kanë qenë edhe zyrtarë të lartë të  faktorit ndërkombëtar, opozita  është treguar frigjide, duke kërkuar shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, me pretendimin se  Kosova me marrëveshjen për demerkacion ka humbur territor”, ka thënë Mustafa nënë emisionin, “New BUGAJSKI HOUR” në RTK.

Sipas tij, opozita ka ndërtuar një kauzë  politike përmes së cilës pretendon se Kosova ka humur territor, por ajo që dua të them se “ne nuk e kemi gjetur askund këtë që thotë opozita dhe kemi ruajtur kufijtë e Kosovës”.

Shefi i qeverisë tha se është interes nacional i Kosovës që marrëveshja të ratifikohet në Kuvend, derisa theksoi se raportet e Kosovës dhe Malit të Zi janë shumë korrekte.”Demarkacioni nënkutpon edhe sovranitetin e vendit. Por nëse i ka bërë llogaritë për të shkuar në zgjedhje të reja, them se nuk do të ftojnë asgjë dhe nuk do të ketë ndryshim të vullnetit politik në Kosovë”, deklaroi Mustafa.

Ai theksoi se është në të mirën e Kosovës që kjo çështje të mbyllet, pasi që në të ardhmen na pret një proces tjetër , sikurse është shënimi i vijës kufitare me Serbinë.

I pari i ekzekutivit duke folur rreth krijimit të Asociacionit të Komunave serbe tha se marrëveshja është trajtuar nga Gjykata Kushtetuese dhe kjo gjykatë ka vlerësuar se disa pjesë duhet harminozhen në përputhje me Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që statuti i Asociacionit të jetë në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Kjo çështje është diskutuar edhe në Bruksel. Ka mbetur me procedimin apo formulimin e asociacionit. Ne nuk mund ta fillojmë këtë proces, derisa serbët nuk kthehen në Kuvend dhe qeveri. Është themeluar ekipa menxhuese dhe kemi involvimin e Ministrisë së Pushtetit Lokal. Por, duhet bërë të qartë se statusi para së te hyjë në fuqi do t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për të parë nëse ëhstë hartuar në harmoni me ligjet e Kosovës”, tha Isa Mustafa.

Ai tha se ky Asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe  nuk do të jetë pushtet i tretë. Sipas tij, Asociacioni nuk do të krijohet pa u zhbër strukturat paralele serbe të cilat funksionojnë  jnë Leposaviq, Zveçan, Mitrovicën Veriore…etj.

E sa i përket ndërtimit të murit nga serbët në Mitrovicë, tha se “muri është krejt ilegal dhe as nuk ka pasur marrëveshje. Ai murë është jo ligjor dhe një veprim i tillë i Serbisë që të vëjë barrikada dhe pengesa të komunikimit është totalisht i padrejtë dhe një sinjal i fuqishëm për BE se Serbia nuk dëshiron që t’i stabilizojë marrëdheniet me osovën dhe të heq dorë nga ndarjet.

“Ne nuk do të diskutojmë në Bruksel me Serbinë për cështjen e murit, pasi ai është ilegal dhe jo ligjor. Ne  kërkojmë nga BE dhe Serbia që ta heqin sa më shpejtë dhe jo ta shndërrojmë në diçka tjetër. Muri duhet të rrënohet nga ata që e kanë ndërtuar dhe nëse jo, atëherë  institucionet do të veprojnë mbi bazën ligjore”, tha kryeministri Mustafa.

Duke folur rreth sisitemit të drejtësisë, ai tha se ka përparime në këtë drejtim ,  ku deklaroi se “është marrë vendim që të gjithë zyrtarët që akuzohen duhet të suspendohen nga puna. E kemi rastin edhe të ministrit Agani, dhe një zv. Ministri”.

“Kemi përgatitur prokurimin publik dhe këtë do ta zgjerojmë edhe në nivel lokal dhe qendror me qëllim që të evitohen keqpërdorimet eventuale në këtë proces. Percepcioni për korrupsionin është akoma i lartë, por kemi punuar në këtë drejtim dhe janë marrë masa në shumë raste”, tha kryeministri.