Kryeministri sllovak, Peter Pellegrini : “Askush nuk na kërkon që ta njohim Kosovën”

16.05.2018 14:19:04
Na snímke minister školstva vedy, výskumu a športu SR Peter Pellegrini poèas rozhovoru pre Tlaèovú agentúru SR 1. septembra 2014 v Bratislave. FOTO TASR - Martin Baumann

Kryeministri sllovak Peter Pellegrini ka thënë në parlamentin sllovak në Bratislavë – përpara samitit të Bashkimit Evropian në Sofje – se askush nuk i kërkon Sllovakisë të njohë Kosovën.

“Askush nuk kërkon ta njohim Kosovën. Sllovakia nuk ka ndërmend për të bërë ndonjë ndryshim”, citohet të ketë thënë Pelegrini, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Ai ka shtuar se madje nuk do të ishte sinjal i mirë që bisedimet e nesërme – në samitin e Sofjes – të ishin në një format të ndryshëm, “e jo me të gjithë 28 liderët”.

Këtë deklaratë të fundit, Pellegrini e ka thënë duke aluduar në vendimin e kryeministrit të Spanjës për të bojkotuar samitin dhe se nuk do të ulet në Sofje me të njëjtën tryezë me përfaqësuesin e Kosovës.

Në adresimin e tij për delegatët e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit sllovak, kryeministrit sllovak ka treguar se me çfarë mandati shkon në samitin dhe në bisedimet e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Samiti i BE-së do të jetë rreth zgjerimit të Ballkanit Perëndimor. Aty nuk do të ketë vendime, diskutimet do të jenë më tepër në nivel teknik. Takimi do të duhej të jepte një sinjal të qartë se BE-ja e sheh të ardhmen e vendeve brenda Unionit” , ka thënë Pellegrini.