Kryetari i Istogut, Haki Rugova uron besimtarët krishterë për Pashkët

01.04.2018 17:02:24

Në një postim në facebook uron që kjo festë të sherbejë për më shumë paqe dashuri, harmoni e solidaritet për të gjithë.

Ky është urimi i plotë i z. Rugova:

Në këtë ditë të bekuar, të gjithë besimtarëve të krishterë, Gëzuar Pashkët.
Le të shërbejë kjo festë për më shumë paqe, dashuri, harmoni e solidaritet për të gjithë.
Sjelltë kjo festë vetëm gëzime e lumturi tek ju kudo që ndodheni.

Gëzuar Pashkët.