Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa: Ka premtuar reflektim te LDK-së pas zgjedhjeve

12.06.2017 11:05:27
  • Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e parakohshme ka premtuar reflektim të LDK-së
    .

    Mustafa ka thënë se në këto zgjedhje ka mbizotëruar zëri i kundërshtimit, kurse bërë të ditur se LDK në ditët vijim do të analizojë dhe vlerësojë rezultatet e zgjedhjeve dhe do të reflektojmë në interes të anëtarësisë dhe të qytetarëve.

    Ky është shkrimi i plotë i Mustafës:

    Të nderuar qytetarë,

    Ju e dhatë vendimin tuaj në këto zgjedhje. Mbi të gjitha mbizotëroi zëri i kundërshtimit.

    LDK në ditët në vijim do të analizojë dhe vlerësojë rezultatet e zgjedhjeve dhe do të reflektojmë në interes të anëtarësisë dhe të qytetarëve.

    Vendimin do ta marrim edhe me deputetët pas certifikimit të rezultateve si dhe me partnerët e koalicionit.

    Falënderoj të gjithë ata që ia dhanë besimin koalicionit tonë dhe kandidatit për Kryeministër, prof, Avdullah Hotit, i cili bëri një fushatë dinjitoze në të gjitha fushat.