KS-OKB miraton rezolutën për Jerusalemin

21.12.2017 18:44:10
Rezoluta që refuzon vendimin e Trumpit për Jerusalemin u miratua në AP-OKB me 128 vota pro dhe 9 kundër.

Presidenti amerikan, Donald Trump, kishte kërkuar nga të gjitha shtetet e botës që t’i zhvendosnin ambasadat në Jerusalem, duke e njohur si kryeqytet të Izraelit, transmeton lajmi.net.

E kjo ka shkaktuar një valë dhune në këtë qytet, ku po e kundërshtojnë palestinezët dhe një pjesë e madhe e shteteve të BE-së.

Mirëpo Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka votuar kundër vendimit të Trumpit, dhe ka refuzuar që Jerusalemi të njihet se kryeqytet i Izraelit.