Ku është kryeministri? Hoti i heshtur përballë arrestimit të krerëve të OVL e UÇK-së

25.09.2020 23:11:40

Gjykata Speciale sot ka kryer dy arrestime në Kosovë – më konkretisht janë arrestuar dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo ka ndodhur pas një aksioni të hetuesve të Gjykatës Speciale në zyrat e OVL e UÇK-së, shkruan lajmi.net.

Në këtë rast është arrestuar kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati për të cilin, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë thënë se kishte urdhër arrest nga Specialja, ndërsa i arrestuar është edhe nënkryetari Nasim Haradinaj për të cilin nuk ka folur Specialja.

E për këtë rast asnjë fjalë të vetme nuk e ka thënë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Si i pari i ekzekutivit, Hoti sot ka mbajtur mbledhjen e qeverisë ku janë shqyrtuar masat e reja anti-Covid.

Lidhur me zhvillimet e ditës së sotme ka reaguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili është shprehur se në Kosovë askush nuk është duke iu shmangur drejtësisë prandaj Specialja s’ka nevojë për aksione të tilla.

Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës presin drejtësi për pretendimet monstruoze për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.