Kur qytetarët kanë mall për presidentin historik, Ibrahim Rugova

29.10.2017 18:36:53

Respekti, vlerësimi deri në adhurim ndaj presidenitit historik, Ibrahim Rugova, ka qenë dhe ka mbetur i madh te qytetarët e Kosovës.

Rasti i dy pleqve, Osmon Mavraj dhe Smajl Dreshaj, është një nga rastet e shumta që dëshmojnë se sa shumë qytetarët kanë vlerësuar presidentin Rugova, e të cilët, edhe pse në moshë të shtyrë, kishin mall për ta vizituar shtëpinë ku ka jetuar ai.

Besart Dreshaj, që Osmon Mavrajn e ka dajë, kurse Smajl Dreshajn, axhë, është ndjerë i lehtësuar që ua ka plotësuar dëshirën për të vizituar shtëpinë ku ka jetuar dhe ku prehet presidenti Rugova.

“Ndjenjë lehtësimi, pasi kreva detyrën time shpirtërore, i hoqa mallin plakut 90 vjeçar për të vizituar së paku një herë, shtēpinë ku jetoj dhe vendin ku prehet në paqe, Presidenti ynë historik, Ibrahim Rugova!” – është shprehur z. Dreshaj, i cili duket në foto bashkë me Osmon Mavrajn dhe Smajl Dreshajn.