Kush po e komprometon dhe po e njollos UÇK-në dhe luftën çlirimtare?

12.01.2017 21:22:35

Nga Rexhep Kastrati

Nëse UÇK po u njolloska me arrestimin e Ramushit, me dënimet e Sylajman Selimit, të Sami Lushtakut dhe të tjerëve si këta, a njolloset edhe me arrestimin e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit? Apo me arrestimin Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit pastrohet UÇK-ja? Po a nëna ime e ka bërë Hashim Thaçin drejtor të Drejtorisë Politike të UÇK-së? Po a nëna ime u ka thënë komandantëve shërbeni me përulje Hashim Thaçit?

P. S.
Nuk ka qenë Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipërisë në anën e gabuar të historisë dhe të interesave kombëtare, por kanë qenë komandantët dhe drejtuesit e saj të caktuar nga Beogradi dhe Moska ata që e keqpërdorën atë kundër interesave kombëtare. Nuk e ka komprometuar UNÇ e Shqipërisë çështjen kombëtare, por Enver Hoxha me suitën e tij që e komprometuan UNÇ-në.

P.S.

Nuk ka qenë lufta çlirimitare e UÇK-së në anën e gabuar të historisë, por komandantët në krye me Hashim Thaçin e kanë komprometuar luftën dhe po e njollosin UÇK-në. Pra, edhe Ramush Haradinaj, edhe Sami Lushtaku, edhe Sylejman Selimi, edhe Rexhep Selimi, edhe Fatmir Limaj, edhe Rrahman Rama, edhe të tjerë si këta. Po i gjetët, pyetni Nexhmedin Zekën “Lulin” dhe Ismet Osmanin “Currin”, por edhe të tjerë, dhe ju tregojnë. Mbani mend këta emra, sidomos këta dy të fundit edhe pse ka 16 vjet që i përmendi.