Kushdo që angazhohet hapur apo në mënyrë të kamufluar kundër LDK-së dhe kryeministrit Mustafa, angazhohet kundër interesave shtetërore të Kosovës

10.02.2017 22:33:42

Nga Rexhep Kastrati

Themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës më 23 dhjetor 1989 ka shënuar fillimi e një etape të re në historinë e re të shqiptarëve në përgjithësi, e të Kosovës në veçanti, sepse vuri themelet e zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi. Koha e themelimit të saj përputhet me sfidat më të rënda të shqiptarëve në përgjithësi dhe të Kosovës në veçanti, sepse ishte kohë e nëpërkëmbjes dhe përmbysjes së të drejtave të tyre, të ballfaqimit me të panjohurat dhe të dilemave ekzistenciale dhe kombëtare. Viti 1989 ishte viti i sintetizmit dhe sinkretizmit të shumë proceseve të ndryshme: ishte vit i përmbylljes së procesit të deautonomizmit të Kosovës, ishte vit kur pikërisht edhe për shkak të procesit të deautonomizimit të Kosovës, shqiptarët kishin krijuar unitetin e tyre dhe ishin në sprovë për të përballuar bashkarisht procesin e parë. Kurse në aspektin intelektual-politik, viti 1989 shënonte rritjen e refuzimit intelektual dhe shkencor të deautonomizimit të Kosovës, refuzim që u bë edhe thelbi i sakrificës sublime të minatorëve të “Trepçës”. Pra, viti 1989 në njërën anë përmbyllte procesin e deautonomizmit të Kosovës, kurse në anën tjetër rriste unitetin dhe refuzimin kolektiv të shqiptarëve ndaj këtij procesi. Gjithë kjo rezultoi me një shkallë të lartë të vetëdijes politike dhe të një uniteti politik, intelektual dhe shoqëror. Dhe nuk është aspak e rastit që në krye të gjithë kësaj erdhi semiologu, kritiku letrar, historiani i letërisisë dhe i kritikës letrare, intelektuali i njohur, dr. Ibrahim Raguva, sepse asnjëri më shumë se ai nuk sintetizonte intelektualizimin, sakrificën, formësimin koncpetual dhe të ideve, si dhe lidhjen me traditën kombëtare shqiptare, por edhe me rrjedhat evropiano-perëndimore të filozofisë politike dhe të mënyrës së ndërtimit dhe të funksionimit të shoqërive demokratike: nip dhe djalë i një gjyshi dhe babai të pushkatuar dhe të zhdukur nga pushtuesit, bir i një zone të njohur për luftën për liri, i brumosur me idetë intelektuale dhe kombëtare të traditës shkrimore dhe zakonore, si dhe i specializuar në shkollën franceze të semiologjisë, të filozofisë së lirisë dhe të të drejtave të njeriut, dr. Ibrahim Rugova kishte brenda tij urtinë, durimin, mençurinë, guximin, vendosmërinë dhe refuzimin ndaj shtypjes, ndaj jolirisë, ndaj kufizimit dhe mohimit të të drejtave njerëzore dhe kolektive që i duheshin një lideri, një personaliteti që do të vinte në krye të lëvizjes shqiptare për liri, pavarësi dhe demokraci.

Të gjitha këto, dr. Ibrahim Rugova i kishte shpërfaqur në librat e tij, edhe nëpërmjet titujve të tyre, edhe nëpërmjet shkrimeve të ndryshme diskursive. Dhe të gjitha këto i kishte sintetizuar në librin e fundit të botuar para se të vihej në krye të lëvizjes për liri, pavarësi, demokraci, pra në librin “Refuzimi estetik”, të botuar më 1987, pra vetëm më pak se dy vjet para themelimit të LDK-së. Në atë libër është një ese filozofiko-politik, në bazë të cilit e kishte marrë edhe vetë libri titullin, e ku ka shpalosur konceptin e tij për lirinë, për lirinë individuale, për lirinë kolektive, për refuzimin e jolirisë, si dhe koncepin e pavarësisë indivuale dhe kolektieve, të parë të gjitha këto në një sfond dhe territor të demokracisë. Në tërësinë e tyre, koncepti për lirinë, për pavarësinë dhe për demokracinë që gjendet në shkrimin “Refuzimi estetik” është programi intelektual-politik e dr. Ibrahim Rugovës që u bë edhe programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që u themelua dhe funksionoi si një lëvizje për liri, pavarësi, demokraci me dimension lokal, rajonal dhe universal dhe i bazuar në organizimin institucional të refuzimit, të organizmit dhe të angazhimit për liri, për pavarësi e demokraci, dhe në një bashkërendim të plotë me bashkësinë ndërkombëtare, me botën demokratike në krye me SHBA-të, duke ruajtur gjithnjë baraspeshën gjeopolitike dhe gjeostrategjike dhe në neutralitetin në raportet BE-SHBA.

Me të gjitha këto, Lidhja Demokratike e Kosovës kishte arritur që të dërmonte politikisht dhe diplomatikisht dhe në aspektin gjeopolitik e gjeostrategjik Serbinë, Rusinë dhe aleatët e tyre. Këtë e kishte konfirmuar edhe Ismail Kadare, para se të binte në nivlein e marrëzisë dhe injorancës së teveçelëve dhe strukturave mafiozo-politike shqiptare. Kjo u vërejt edhe në organizimin e brendshëm të Kosovës dhe të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, me ç’rast Serbia nuk kishte arritur të ndërtonte një qeveri kuislinge që do të punonte me kushtetutën dhe me ligjet e Serbisë, si dhe në planin ndërkombëtar, me ç’rast Serbisëi kishte rënë tërësisht diplomacia e saj ndaj Kosovës dhe e gjithë propaganda e saj kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Kosova dhe shqiptarët i bënë shembulli tipik i jolirisë, i shtypjes, i pushtimit dhe i mospërfilljes së të drejtave individuale dhe kolketive të shqiptarëve. Me gjithë angazhimet, Serbia nuk kishte arritur ta çante dot lëvizjen për liri, pavarësi dhe demokraci, duke mos arritur po ashtu të krijojnë alternativën e saj, edhe pse linja udbasho-jugosllavokomuniste shprehte hapur koncepte autnomiste. Prandaj, u zgjodh rruga tjetër që zakonisht del rezultative: rruga e marrjes kalasë nga brenda, pra që të mos luftohej, por të merrej, të pushtohej nga brenda. Libri i Selatin Novosellës, i vitit 1997, pra dhjetë vjet pas themelimit të LDK, e ka shpërfaqur më hapur se kurrë strategjinë e marrjes së kalasë nga brenda, e që ishte parapërgatitje për zhvillimet që do të ndodhin po atë vit, dhe vitin tjetër. Përpjekja për ta marrë kalanë nga brenda që ka qenë strategji vite me radhë, tashmë ishte vënë në sfidën: o të arrinte ta pushtonte, o ta braktiste LDK-në. Të dyja mundësitë ishin të dëmshme dhe të rrezikshme, sepse marrja e kalasë nga brenda, pra eliminimi i presidentit Rugova, ose çarja e LDK-së, nënkuptonin ose fundin, ose çarjen e lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci, dhe t’i hapej rruga një procesi tjetër: procesit të dezeintegrimit dhe të fragmentarizimit të unitetit politik dhe kombëtar të shqiptarëve të Kosovës. Dhe ajo që ndodhi më 28 shkurt 1998 në Kuvendin e III të LDK-së, vërtet ishte ajo që ishte parathënë një vit më parë.

Se ishte Serbia që qëndronte mbrapa këtyre zhvillimeve brenda LDK-së, e dëshmon fakti se po atë ditë, në Likoshan dhe Qirez do të fillojnë masakrat serbe ndaj shqiptarëve. Në këtë mënyrë, atë që Serbia nuk kishte arritur ta bënte në mënyra të tjera, arriti ta bënte nëpërmjet njerëzve brenda LDK-së, e që punon kundër saj dhe kundër lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci. Kështu, iu hap rruga shpërfaqjes publike të dy linjave kundërkombëtare, të përbërë nga pjesa që kishte braktisur LDK-në dhe nga grupe të tjera të ngjashme me orientim ideologjik marksist-leninist dhe udbasho-jugosllavokomunist, e që i hapën rrugën shfaqjes së rekrutëve shqiptarë të agjenturave kundërshqiptare si liderë të barasvlershëm me presidentin Rugova, duke futur në pazarin politik edhe opcionet tjera që nga ato autonomiste e deri te ndarja e Kosovës.

Dhe kjo ishte pasoja e parë e nivelit të lartë dhe të rëndë që kishte Kosova nga çarja e LDK-së nga njerëzit që formalisht ishin brenda saj, e që punonin kundër saj dhe kundër lëvizjes për liri, pavarësi, demokraci.

Duke parë se goditja nga brenda është rruga e vetme për ta përçarë, për ta dobësuar dhe për ta rrënuar LDK-në, gjithë përqëndrimi i kundërshtarëve të saj, i strukurave mafiozo-politike shqipare  dhe përgjithësisht i agjenturave kundërshqiptare ishte në rekrutimin e njerëzve brenda saj për ta çarë dhe dobësuar atë. Zhvillimet në Kuvendin e VI të LDK-së që erdhën pas vdekjes së presidentit Rugova, në fakt ripërsëritën rezultatet e ngjashme me zhvillimet e 28 shkurtit 1998: rifaktorizuan dhe rifuqizuan kundërshtarët e saj, përkatësisht e dobësuan dhe çanë LDK-në. Nëse zhvillimet e 28 shkurtit 1998 faktorizuan Hashim Thaçin, dhe e vunë në ballë të negociatave të Rambujesë, zhvillimet e vitit 2006, rifuqizuan atë dhe e sollën në pushtet për ta vënë në krye të procesit të legjtimimit dhe legalizimit të ndarjes së Kosovës që ishte filluar më 28 shkurt 1998.

Përpjekja e radhës për ta dobësuar dhe çarë LDK-në u bë në vitin 2015, kur u provua të përsëriteshin zhvillimet e vitit 2006, pra që të përçahej dhe të dobësohej ajo dhe të përjashtohej nga roli kryesor në proceset e rëndësishme për shtetformimin dhe në negociatat e Brukselit. Edhe pse kjo nuk ndodhi, pra nuk u përsëritën dot zhvillimet e vitit 2006, megjithatë u arrit që brenda LDK-së të kishte një grup individësh, që nuk e lidhte asnjë parim, pos interesave personale dhe pos faktit se shumica e tyre kontrolloheshin dhe kontrollohen nga strukura mafiozo-politike, nga agjentura kundërshqiptare, dhe nga korpusi medietik i kontrolluar po nga strukurat mafiozo-politike dhe nga agjentura kundërshqiptare. Kjo kishte bërë që LDK të kishte vështirësi në funksionimin e saj parlamentar, pasi që këta individë vepruan dhe veprojnë hapur kundër përcaktimeve programore dhe vendimeve të forumeve legale dhe kolektive të LDK-së.

Tashmë kur janë deklaruar hapur kundër kryeministrit Mustafa dhe kundër Qeverisë edhe dy linjat kundërkombëtare: linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste  dhe korpusi medietik i kontrolluar nga to, si dhe Qeveria dhe shteti serb nëpërgjthësi, është e qartë se përgjegjësia e individëve që bien ndesh me vendimet e forumeve drejtuese të LDK-së është shumë më  e madhe, sepse ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e LDK-së dhe të Qeverisë që drejton ajo në krye me kryeministrin Mustafa. Natyrisht, përgjegjësia nuk është vetëm e tyre, por edhe e individëve të tjerë të paidentifikuar publikisht si kundërshtarë të kryeministrit Mustafa, por që nën rrogoz punojnë për të tjerë, e kundër interesave të LDK-së dhe kundër kryeministrit Mustafa, sepse në shumë raste kanë sabotuar dhe devalvuar procese të brendshme dhe kanë  bllokuar sa kanë mundur forcimin dhe konsolidimin e LDK-së.

Tashmë kur po bëhen 30 vjet nga botimi i librit “Refuzimi estetik” të atëherë dr. Ibrahim Rugovës, dhe kur gjithë kjo periudhë ka qenë periudhë e sukseseve dhe e sfidave unike të LDK-së, dhe kur filozofia politike e presidentit Rugova që ësht formësuar në atë libër, dhe kur LDK po kalon disa vite të stuhishme dhe të rënda nga sulmet në të gjitha anët, dhe kur po bëhet gjithçka për çarjen, dobësimin dhe rrënimin e saj dhe të rolit të saj kryesor në proceset e shtetformit dhe të negociatave në Bruksel, duhet konstatuar se është koha e fundit që të kuptojnë të gjithë individët, por edhe ata që pretendojnë se kanë grupe apo klane mbrapa vetes, por edhe individë të tjerë të paekspozuar, se me sjelljet, veprimet dhe anagzhimet e tyre të hapura destruktive, kundër linjës zyrtare të LDK-së, apo edhe që në ndonjë formë apo mënyrë tjetër sabotojnë dhe pengojnë konsolidimin e saj, se mbajnë dhe do të mbajnë përgjegjësi të plotë për të gjitha këto veprime me pasoja jo vetëm për LDK-në, por për vendin dhe për rajonin, pra edhe për çështjen shqipare në përgjithësi.

Kjo përgjegjësi bëhet edhe më e madhe, kur si më 1998, janë çuar peshë të gjithë falangat e krimit, të gjitha strukturat mafiozo-politike, të gjthë rekrutët shqiptarë të agjenturave kundërshqiptare, i gjithë korpusi medietik i kontrolluar nga strukura mafiozo-politike dhe agjentura kundërshqiptare janë angazhuar dhe po angazhohen tepër shumë dhe në mënyrë shumë agresive kundër kryeministrit Mustafa dhe kundër Qeverisë për të përmbyllur edhe procesin e rrënimit të LDK-së, edhe procesin e ndarjes së Kosovës të filluar më 28 shkurt 1998, kundër presidentit Rugova, LDK-së dhe lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci.