Kuvendi: Asambleja e NATO-s Gjuriqit i janë referuar si drejtor i “Zyrës për Kosovë dhe Metohi”

20.10.2016 19:35:19

Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se agjendën për seminarin e Asamblesë së NATO-s që do të mbahet në Prishtinë, nuk e ka përpiluar Kuvendi, por Zyrtarët e Asamblesë së NATO-s.

“Njoftojmë opinionin publik se agjenda e publikuar për seminarin e Asamblesë së NATO-s që do të mbahet në Prishtinë, nuk është përpiluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës por nga Zyrtarët e Asamblesë së NATO-s. Në agjendë panelistit Marko Gjuriq i janë referuar si drejtor i “Zyrës për Kosovë dhe Metohi”. Kuvendi i Kosovës është duke adresuar këtë çështje me përpiluesit e kësaj agjende”, thuhet në njoftim.