Kuvendi ka rënë, presidenti Meta të shpërndajë me urgjencë parlamentin”

23.05.2019 16:17:55

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule i kërkon presidentit Ilir Meta që të bëjë shpërndarjen e parlamentit.

Sipas Dules edhe me zëvendësimet që po bëhen të cilat i quan farsë, nuk mund të plotësohet më kërkesa e nenit 64 të Kushtetutës për 140 deputetë.

“Pavarësisht farsës së zëvendësimit të opozitës, tani edhe me saktësi matematike nuk mund të plotësohet më kërkesa e nenit 64 të Kushtetutës për 140 deputetë. Kuvendi ka rënë. Në mungesë te Gjykatës Kushtetuese, arsyeja juridike kërkon nismën e Presidentit për shpërndarjen e tij”, deklaron Dule