Kuvendi mblidhet sot, votohet dekreti për Ramën

21.01.2019 13:57:58

Sot pasdite nis sesioni i ri parlamentar, ku do të votohet edhe dekreti për shkarkimin e Ditmir Bushatit dhe emërimit të Edi Ramës si ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

Ndërkohë, disa ish-ministra që lanë qeverinë pas më shumë se 5 vitesh, do të marrin drejtimin e komisioneve parlamentare që lanë bosh ata që u bënë pjesë e kabinetit, raporton Tch.

Mësohet se LSI-ja do të marrë pjesë në këtë seancë, ndërsa PD-ja do të mbledhë grupin parlamentar në orën 16:00 dhe aty do të vendoset dhe do të koordinohet qëndrimi i demokratëve.