Ky është i dyshuari për vrasjen e katër grave në Washington të SHBA (Foto)

24.09.2016 09:56:14

Ka shkuar në katër numri grave të vrara në një qendër tregtare në Burlington të Washingtonit, kurse policia amerikane është vënë në kërkim sulmuesit, që la të plagosur rëndë edhe një burrë, njofton BBC.

Sipas njoftimeve të para të policisë ai është hispanik dhe besohet se është parë duke u drejtuar për tek kyçja në autostradën shtetërore numër 5.

Motivi që ka çuar drejt vrasjes së grave ende mbetet i paqartë.

Policia, duke u bazuar në kamerat e sigurisë të Qendrës Tregtare “Cascade Mall”, ka njoftuar se i dyshuari është parë i veshur me rroba ngjyrë gri, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa Heather Axtman nga forcat e rendit të Shtetit të Washingtonit i ka thënë BBC-së se vrasjet kanë zënë vend brenda një dyqanit të quajtur “Macy’s” në Qendrën Tregtare.

Vrasësi i dyshuar ishte larguar nga vendi i ngjarjes pak para se aty të shkonin policia.

vrasje