Lajme blitz nga futbolli

02.04.2017 13:21:31

Juan Mata rrezikon sezonin?

Manchester United mund të mos ketë në dispozicion për pjesën e mbetur të sezonit Juan Mata-n. Spanjolli është operuar me sukses si pasojë e një tërheqje muskulore dhe mosaktivizimi i tij në dy ndeshjet e radhës është i sigurtë. Megjithatë lojtari do t’i nënshtrohet disa vizitave të tjera mjekësorë më 20 Prill, dhe ekziston frika që për Mata-n të ketë përfunduar para kohe sezoni. Lajm aspak i mirë ky për Jose Mourinho, i cili këto kohë nuk ka në dispozicion as Paul Pogba, Phil Jones, Chris Smalling dhe Ander Herrera.

Jackson Martinez mendon kthimin në Europë:

Aventura kineze e Jackson Martinez pritet të mbyllet para kohe. Sulmuesi kolumbian, i cili në Europë la shenjën e tij me fanellat e Portos dhe Atletico Madrid, nuk po arrin të përshtatet te Guangzhou Evergrande dhe për këtë ka nisur të mendoj kthimin në Kontientin e Vjetër. Galatasaray është ekipi që ka shfaqur më shumë interes për Martinez, që u transferua në Kinë për 45 mln Euro, por tashmë vlera e tij ka shkuar në 15 mln.

Ancelotti optimist për rikuperimin e Neuer:

Carlo Ancelotti është optimist se do të ketë në dispozicion Manuel Neuer për ndeshjen e Champions League kundër Realit të Madridit. Portieri i bavarezëve vuan nga një problem në këmbe, duke iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, që do ta mbajë për pak kohë jashtë fushës së lojës. Megjithatë trajneri italian u shpreh entuziast për rikuperimin në kohë të Neuer për takimin e 12 Prillit ndaj Madrilenëve, në të kundërt do të ishte një mungesë e rëndësishme në kampin gjerman.

Schweinsteiger debuton me gol te Chicago Fire:

Nuk kishte si të niste më mirë aventura e Bastian Schweinsteiger në Major League Soccer. 32-vjeçari i cili pak ditë më parë u transferua te Chicago Fire, gjeti golin që në takimin e tij të parë kundër Montreal. Gjermanit i mjaftuan vetëm 17 minuta për të zhbllokuar sfidën duke kaluar në avantazh të tijtë. Gjithsesi ndeshja përfundoi në barazim 2-2, por në fund të takimit Schweinsteiger u shpreh shumë i lumtur për golin e shënuar edhe pse nënvizoi se do t’i kishte pëlqyer që ekipi të merrte rezultat pozitiv. /supersport.al/