Lajme të përmbledhura blitz (Foto)

10.12.2016 10:13:56

Për mbrojtësin Pepe mund të jenë muajt e fundit të një aventure të gjatë 10-vjeçare te Real Madridi. Portugezi ka kontratë deri në qershorin e ardhshëm dhe teksa nuk ka asnjë sinjal për rinovim të mundshëm për të kanë ardhur oferta të rëndësishme nga Anglia por edhe të çmendura nga ana ekonomike nga klube kineze. Gjithsesi Pepe ende nuk ka vendosur dhe po pret një rinovim të mundshëm me Real Madridin për ta mbyllur karrierën si futbollisht pikërisht me “los blancos” e nëse kjo nuk ndodh atëherë do ta shikojmë me shumë mundësi në Premier League.

 

Frank De Boer mund të mbyllë pushimet që mori pas shkarkimit nga Interi për të nisur një aventurë të re në kampionatin turk. Trajneri holandez është shënjestruar nga Galatasaray si pasuesi i bashkëkombasit të tij Riekerink në stol edhe pse ky i fundit largoi krizën me 2 fitore në ndeshjet e fundit. Gjithsesi në Janar do të merret vendimi përfundimtar nga drejtuesit për stolin teksa kandidat është edhe ish trajneri i Hannoverit, Thomas Schaaf.

Për Chicharito Hernandez ndoshta ka ardhur koha e rikthimit në Premier League si protagonist. Ish lojtari i Man. United, tashmë një bomber me Bayer Leverkusen ka disa oferta për merkaton e dimrit me Liverpoolin dhe Tottenhamin në krye. 28-vjeçari ndiqet edhe nga Valencia e Prandellit por në preferencat e tij është kampionati anglez dhe nuk mund të refuzonte një ofertë nga Jurgen Klopp. Chicharito u ble për 10 mln Euro në 2015 nga Bayer Leverkusen por tashmë vlen trefish dhe drejtuesit vështirë ta lënë të lirë që në Janar.

Paris Saint Germain mendon seriozisht për talentin Julian Weigl. Pak ditë më parë mediat spanjolle raportonin se Real Madridi ka një opsion për mesfushorin e ri gjerman por klubi francez kërkon të ndërhyjë menjëherë në Janar për të gjetur një akord me Borussia Dortmund. 21-vjeçari i cili është tashmë edhe pjesë e kombëtares gjermane, vlen të paktë 25 mln Euro, shumë kjo që nuk përbën problem për PSG por është trajneri Tuchel i cili ka kërkuar që në merkaton e dimrit të mos ketë asnjë largim nga skuadra.