LAMM: Në kufij pritet 30 minuta, vozitni me kujdes

05.08.2016 21:06:49

Në vendkalimet kufitare për hyrje dhe dalje nga shteti ka pritje prej 30 minutave, kumtoi LAMM.

Komunikacioni në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është me intensitet të shtuar dhe po zhvillohet nëpër rrugë të thata.

Rekomandohet vozitje e kujdesshme. Për shkak të temperaturave të larta nga LAMM sugjerojnë udhëtim në orët e hershme të mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes, me pushime të shpeshta dhe konsumim të pijeve joalkoolike.