Lavrov: Sulmet amerikane ishin provokim

13.04.2017 22:20:10

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha sot se sulmet amerikane me raketa ndaj aeroportit ushtarak sirian, ishte një provokim.

Ai bëri këtë deklaratë gjatë një takimi që ka zhvilluar me homologun e tij sirian, Valid Mualem.

Siç raportojnë mediat ruse, Lavrov ka thënë se gjatë takimit me Sekretarin amerikan e Shtetit Rex Tillerson, ka pohuar se sulmet e reja me raketa ndaj Sirisë janë të papranueshme.