LDK nesër vendos për koalicionin parazgjedhor

LDK nesër vendos për koalicionin parazgjedhor

15.05.2017 21:08:38

Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës , duke folur për koalicionet e mundshme parazgjedhore, bëri të ditur se LDK-ja po bën mbledhje dhe bisedime, por ende nuk ka ndonjë vendim.

“Është duke u biseduar. Është në proces, flas në përgjithësi”, tha Abrashi

Sa i përket koalicionit me AKR-në, Abrashi tha se kanë qëndrime të ngjashme sa i përket ekonomisë.

“Është opsion koalicioni me AKR-në, ata janë të fokusuar në zhvillim ekonomik, kjo është edhe shtylla jonë”.

“Vetëvendosja ka disa parime tjera te ekonomia, ne besojmë në ekonomi të lirë të tregut. Janë deklaruar disa vendime, nesër do të kemi mbledhje të brendshme ku do të diskutohet edhe për të. Është veprim e ndërmarrje e madhe kjo, por ende nuk është vendosur për vija të kuqe”, tha Abrashi.

“Grupet punuese janë ende duke punuar, kanë afat edhe nesër”, tha Abrashi për përgatitjen e LDK-së për zgjedhje.

Ndërsa, për koalicionin me partinë me të cilën kishin qenë bashkë në qeverisje dy herë, PDK-në, Abrashi nënkuptoi se nuk do të ketë më koalicion me ta.