LDK: PËRFSHIRJA E PRESIDENTIT NË FUSHATË, SHENJË PANIKU DHE SHKELJE E ROLIT KUSHTETUES QË KA

01.06.2017 12:42:51

“Në fillim të kësaj fushate, ne jemi të shqetësuar thellësisht, ndonëse jo të befasuar, me rolin që ka marrë Presidenti i Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçim ish kryetar i PDK-së.
Përfshirja e tij haptazi, në fushatën zgjedhore, nëpërmjet organizimit të takimeve, drekave, darkave e tubimeve publike me qytetar e nëpunës publik, përveç se paraqet shkelje të rëndë të rolit Kushtetues, shpërfaqë edhe një rast të paprecedentë, të intervenimit në proces zgjedhor nga dikush që është i presupozuar të mbaj rol uniteti në vend.


Z.Thaçi, me tubime të tilla, provon t’i bëjë favore partisë së tij. Ai po bëhet palë, në vend të ushtrimit të rolit kushtetues mbi palët. Ne dënojmë rëndë një sjellje të tillë të papërgjegjshme.

të cilën gjenden konkurrentët tanë politik. Në këtë panik ata s’do të kursejnë mjete. Prandaj dhe përfshirja e z. Thaçi pra s’është koincidencë. Por ne, megjithatë, e ftojmë institucionin e Presidencës që të mos bëhet instrument i politikës ditore e favorizimeve partiake. Një përfshirje e tillë rrezikon seriozisht standardet dhe qëllimet demokratike që koalicioni LDK-AKR-Alternativa e Lëvizja për Drejtësi synon ti vendosë në këto zgjedhje.


Kosova ka nevojë për një lidership që vendosë vendin para partisë. Z. Thaçi nuk po arrin të plotësojë këtë qëllim”, është shprehur sot, në konferencën për media kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku.