LDK te varri i presidentit Rugova për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

17.02.2018 11:31:39

Me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, anëtarë të kryesisë dhe veprimtarë bënë homazhe të varri i presidentit Rugova, i cili është arkitekti i pavarësisë së Kosovës.

Në një njoftim të botuar në faqen e LDK-së në facebook, thuhet, po ashtu se “idali i presidentit Rugova për liri e pavarësi na ndoqi vazhdimihst deri në shpalljen e saj”.

“Anëtarë të kryesisë së LDK-së e shumë veprimtarë, kujtuan arkitektin e pavarësisë së Kosovës, Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova.
Ideali i tij për liri e pavarësi na ndoqi vazhdimisht deri në shpalljen e saj.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj. – thuhet në njoftimin e LDK-së.