Lekaj: Ligji për Specialen duhet të shfuqizohet

05.01.2018 12:34:53

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, i cili mban edhe postin e ministrit të Infrastrukturës në qeverinë Haradinaj, ka thënë se Ligji për Gjykatën Speciale duhet të shfuqizohet.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se iniciativa e deputetëve për këtë çështje është e drejtë dhe duhet të përkrahet.

Sipas Lekajt, pas shfuqizimit të këtij ligji Kosova duhet ta formojë një gjykatë e cila duhet të merret me rastet e supozuara.

Lekaj nuk beson se një veprim i tillë mund t’i ftohë raportet me ndërkombëtarët, kurse ka shtuar se LDK-ja kundërshtimin po e bën për përfitime politike.