Lënda ”Erasmus”: Një prokuror i Shkupit kërkon masa shtesë për të akuzuarit

12.09.2016 13:40:50

Një prokuror publik nga Gjykata themelore publike Shkupi 1 ka dorëzuar propozim për caktimine masës së kujdesit kundër gjashtë personave të akuzuar në lëndën gjyqësore ”Erasmus”.

Në arsyetimin e prokurorit thuhet se kjo bëhet me qëllim të parandalimit të situatave që mund të pengojnë mbarvajtjen e procedurave normale hetimore.

Prandaj, përpos masës së kujdesit tashmë të shqiptar, kërkohet që ndaj tyre të merren edhe masa shtesë kujdesi si ndalimi i ndërmarrjes së veprimtareve të punës, të cilat lidhen me veprën penale, me një kohëzgjatje deri në aktgjykimin e procedurës penale.

 Përndryshe, në lëndën ”Erasmus” të dyshuar janë tetë persona, gjashtë nga të cilët janë profesorë universitar, njëri është demonstrator, dhe njëri është menaxhues i byfesë në kompleksin universitar. Ata dyshohen për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës.