Lënda ”Spiuni”: PSP-ja refuzoi ankesat e palës mbrojtëse

02.09.2016 17:26:19

Prokuroria Speciale Publike (PSP) i refuzoi ankesat në lëndën ”Spiuni”, duke vlerësuar se ato janë të pabaza, kurse vendimi gjyqësor është i pastër dhe përmban dëshmi të mjaftueshme.

Në debatin në Gjykatën e apelit, avokatët e 18 të akuzuarve dhe dënuarve për spiunazhë dhe shantazh, tentuan qe me argumente juridike të tregojnë se ky vendim është i pabazë.

Avokatët mbrojtës theksuan se është e paqartë për ta se si dëshmitë materiale në këtë rast mund të jenë legale, përderisa bëhet fjalë për përgjime të paligjshme, ose dokumente dhe fotokopje me prejardhje të dyshimtë.