Lëndohet ylli i Realit, mungon edhe në ndeshjen e Champions League

18.01.2017 22:04:55

Carvajal ka pësuar një lëndim që do ta lë atë jashtë fushave për më shumë se një muaj.

Zidan nuk do të mund të llogarisë në mbrojtësin spanjoll për të paktën dhjetë ndeshje, ku përfshihet edhe ajo kundër Napolit në Champions League.

Sipas gazetës spanjolle, AS, trajneri francez do të mundohet që mungesën e tij ta zëvendësoj me futbollistë të rinj.