Lëvizja studentore 1997: nga shpresë për shqiptarët – në një vegël e konjukturave kundërkombëtare

01.10.2016 13:29:59

Nga Rexhep Kastrati

Në një shkrim të 2 tetorit 1997, kam qenë shumë kritik ndaj klasës politike të kohës, si dhe kam shkruar me konsideratë për protestat studentore që nga viti 1968 e këndej, pra edhe për protestën e një dite më parë, pra të 1 tetorit 1997. Ishte vërtet një moment kur studentët duhet të shpreheshin më shumë për bashkësinë ndërkombëtare, e cila nuk bënte sa duhet për zbatimin e Marrëveshjes për arsim të fundkorrikut 1996, që parashihte rkithimin e nxënësve dhe stduentëve no objektet e tyre arsimoro-shkencore. Edhe situata socio-politike vazhdonte të zhytej në një konfliktualitet, kurse muaj më parë, më 22 janar 1997, në Vojnikë, forcat policore serbe ishin ndeshur me një grup gueril. Pra, gjithçka në Kosovë shkonte drejt një tensionimi të plotë, dhe situata ishte bërë skajshmërisht e padurueshme. Dhe protestat studentore erdhën edhe si pasojë e gjithë këtyre. Mirëpo, 19 vjet më vonë, për fat të keq, duhet të konstatohet se ato demonstrata jo që nuk shpërfaqën dhe nuk realizuan pritshmëritë e opinionit, por shërbyen si pikënisje për një angazhim kundërkombëtar të një linje që do të merrte formë vetëm pak muaj më vonë, pra në muajt e parë të vitit 1998, dhe vetëm pak kohë pas takimit Nano – Milosheviq në Kretë në dhjetor të vitit 1997. Në fakt, Unioni i Pavarur i Studentëve të Universitetit të Prishtinës, u shndërrua në një degë të linjës së Tiranës/Kretës, kurse gazetën studnetore “Bota e re”,  e ktheu në një zëdhënëse të saj. Me lëvizjen studentore do të ndodhë ajo që do të ndodhë me UÇK-në, e cila do të monopolizohet nga lina e Tiranës/Kretës, e cila më shumë do të jetë e orientuar kundër organizimit të brendshëm institucional të shqiptarëve të Kosovës, sesa në funksion të çlirimit real të saj. Albin, Kurti, Bujar Dugolli, Driton Lajçi dhe drejtues të tjerë të Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, do të jenë shumë aktivë në linjën e Tiranës/Kretës, e cila do të udhëhiqet nga Hashim Thaçi: Albin Kurti do të bëhet sekretar i Përfaqësuesit të Përgjitshëm të UÇK-së, kurse Bujar Dugolli dhe Driton Lajçi do të bëhen pjesë të fushatave primitive kundër linjës institucionaliste të presidentit Rugova. Në këtë mënyrë, edhe lëvizja studentore, u shndërrua nga një lëvizje e vlerësuar, e respektuar dhe perceptuar nga opinioni si një lëvizje që do të shkundte klasën politike të kohës, në një lëvizje që do të ndihmonte shumë përçarjen politike, ushtarake dhe kombëtare të shqiptarëve. Kjo lëvizje u ra ndesh thirrjeve të popullit shqiptar në Kosovë, e cila nuk pranonte përçarjen, nuk pranonte përmbysjen e rendit dhe rregullimit të brendshëm të Kosovës, dhe këtë e shprehte nëpër sheshe të qyteteve të ndryshme, nëpër të cilat qindramijëra shqiptarë kërkonin unitetin politik dhe institucional të Kosovës. Lëvizja stduentore, në fakt, ka rënë ndesh dhe ka tradhtuar edhe besimin dhe pritshmëritë e vetë studentëve dhe të të rinjve të tjerë, pasi që shumica e tyre ishin pjesëtarë edhe të FR të LDK-së, apo thënë më drejtë, ishte vetë ky Forum që ishte bërë jo vetëm pjesë e organizimit dhe e lëvizjes së protestave, por edhe vetë organizatore dhe frymëzuese e tyre. Prandaj, me kohë do të ndodhë edhe shkapërderdhja edhe në këtë drejtim, duke e reduktuar lëvizjen stduentore në një grup të vogël, ashtu sikurse ishte i vogël edhe grupi i atyre që e kishin monopolizuar UÇK-në, përkatësisht të drejtën për t’u thirrur në emër të saj. Në këtë mënyrë, nga shpresë për Kosovën, nga motor ndryshimesh dhe avancimesh, lëvizja studentore e kohës u bë një nga fatkeqësitë e saj, e cila më hapur u shfaq pas luftës, kur u shkri e tëra në organizatën politike që do të drejtohet fillimisht nga Bardhyl Mahmuti, e pastaj nga Hashim Thaçi. Përveç Albin Kurtit, i cili nga burgu fliste fort, sikur të ishte në hotelet apo në ndonjë qendër të ndonjë shteti perëndimor, Bujar Dugolli dhe Driton Lajçi do të jenë ndër më agresivët dhe ndër më të zëshmit kundër presidentit Rugova dhe linjës institucionaliste të tij. Mjafton të kujtohen seancat e Kuvendit të Kosovës në vitin 2001, kur duhej që dr. Ibrahim Rugova të zgjedhej president i Kosovës, që të kuptohet se ku kishin përfunduar dfrejtuesit e lëvizjes studentore të 1 tetorit 1997. Tashmë kur janë bërë 19 vjet nga demonstratat e 1 tetorit 1997, dhe kur ndërmjet 1 tetorit 1997 dhe 1 tetorit 2016 kanë ndodhur lufta, masakra, gjenocidi serb kundër shqiptarëve kanë ndodhur spastrimi etnik, djegia e Kosovës nga serbët, kanë ndodhur edhe vrasjet politike të politikanëve, ushtarakëve e gazetarëve, ka ndodhur ndarja e Kosovës në baza etnike, ka ndodhur legalizimi i kësaj ndarjeje, dhe Kosova përballet me vështirësi dhe agazhime anarkiste, të dhunshme dhe vandalo-terroriste dhe me kërëcënime të hapura për luftë, që i udhëheq një nga njerëzit kryesorë i demonstratave të 1 tetorit 1997, Albin Kurti, mund të thuhet me siguri dhe me bindje të plotë se më 1 tetor 1997 ka filluar procesi i zbatimit të skenarëve serbo-rusë për ndarjen e Kosovës. Demonstratat e 1 tetroti 1997 u pasuan me luftën, kurse 1 tetori i vitit 2016 është paraprirë me kërcënime për luftë dhe lufta shihet si një opcion real: atëherë Albin Kurti, edhe sot Albin Kurti. Sigurisht jo vetëm ai por të gjithë të tjerët që atëherë ishin protagonistë të përçarjeve kombëtare, pavarësisht se duken në pozicione të ndryshme. 19 vjet pas demonstratave të 1 tetorit 1997, Kosova po përballet me fazën e fundit të procesit të nisur që atëherë: ndarjen e Kosovës. Dhe këtë fazë po synojnë ta realizojnë po ata që e nisën. Prandaj, shqiptarët duhet ta kuptojnë thelbin e zhvillimeve aktuale si proces i filluar moti, e jo si proces i filluar tash: edhe atëherë, sikurse tash përdorin retorika dhe pretekste patriotike për të manipuluar opinionin dhe për t’i përdorur kundër shtetit de kundër interesave kombëtare të shqiptarëve.