Lewandowski “kritikon” teknikun Guardiola

06.01.2017 12:44:20

Në tre sezonet e fundit, Bayern gjithnjë ka pasur probleme në fund. Bavarezët kanë zhgënjyer sistematikisht në ndeshjet më vendimtare, ato në Ligën e Kampionëve, ku pas vitit të tripletës janë ndalur në fazën e gjysmëfinaleve. Të mësuar me fitore relativisht të lehta në kampionat, rekordmenët ulnin ritmin dhe gabonin në Evropë. Këtë e theksoi së fundmi Robert Lewandowski në Katar, aty ku Bayern po zhvillon fazën përgatitore.

“Në fazën e dytë do të luajmë më mirë. Do të jemi taktikisht dhe fizikisht më të mirë. Në dy vitet e fundit gjithnjë kemi pasur probleme në fund, me formën fizike dhe dëmtimet”, – u shpreh polaku, i cili nuk mund të komentonte sezonin e parë, pasi nuk ishte lojtar i Bayern-it. Në lajmin e publikuar në gazetën “Bild”, kjo deklaratë e polakut trajtohet si një “kunj” ndaj ish-trajnerit Pep Guardiola, i cili nuk pati sukses në javët më vendimtare në “Allianz Arena”.