Limaj: Befasi si në Drenas do kemi edhe në komuna të tjera

05.12.2016 15:40:46

Kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj ka thënë se Nisma dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre.

“Në Drenas e kemi krye fazën e parë, tash i keni fazat e tjera që do të dëshmojnë se Nisma është fuqizuar”, tha Limaj në një konferencë për media, së bashku me kandidatin e saj për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, i cili më 1 janar do të shkoj në balotazh me PDK-në.

Limaj ka thënë, se Nisma nuk është e zhurmshme, por ajo punon në qetësi, transmeton lajmi.net.

“Rezultatet e Drenasit tregojnë se PDK është larg realitetit, disa ditë më parë ishim dëshmitarë të shumë deklaratave për fitore, por realiteti është ndryshe”, tha ai.

Sipas tij, Nisma dje ka treguar se është forcë politike, që punon në të mirë të qytetarëve dhe kështu do të jetë gjithmonë.

“Befasi të tjera do të kemi edhe në komuna tjera”, përfundoi Limaj.