Limaj: Haradinaj do të kthehet në Kosovë, por jo me meritën e kësaj qeverie

10.01.2017 13:24:09

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se arsyet e ndalimit të Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze janë krejtësisht politike.

Sipas tij, çështja e liderit të AAK-së nuk duhet të trajtohet si personale, por si një atak ndaj integritetit të vendit.

“Çështja e Haradinajt nuk duhet të trajtohet si çështje personale, por si atak ndaj integritetit të një vendi.

Limaj tha se duke u nisur nga kjo vihen në pikëpyetje tri çështje: integriteti i Shtetit të Kosovës, mbrojtja dhe trajtimi i qytetareve të Kosovës dhe raporti ynë me shtetin tonë.

Ai ka kritikuar ashpër institucionet e vendit që nuk kanë marrë hapa konkret në këtë drejtim.

Limaj shprehu bindjen se Haradinaj do të kthehet në Kosovë, po siç tha ai jo me meritën e kësaj qeverie.