Limaj: Me ambasdorët e Quint’it, Qeveria më shume kishte hallin te situata e brendshme në Malin e Zi, se sa me situatën në Kosovë

05.08.2016 22:07:46

I ftuar në emisionin Rrokum Roll Fatmir Limaj kryetar i  Nisma për Kosovën, tha se marrëveshjen për Demarkacion duhet ti lihet eksperteve, në mënyrë që ta riformulojnë zgjidhjen e kësaj çështje, e më pas ti pranojmë rezultatet e eksperteve.

Limaj theksoi se kërkesa kryesore në e takimin e sotëm me Ambasadoret e Quint’it, ishte qe, Demarkacionit te përmbyllet njëherë e mire dhe Kosova te çlirohet nga ky problem.

“Natyrisht qe ne jemi te interesuar qe, fqinjët tanë me qene stabil, por para se gjithash, neve na intereson siguria, stabiliteti dhe mbrojtja e Kosovës”, tha Limaj, duke shtuar se nuk duhet të ketë shqetësime më shumë me Malit te Zi, se sa me ato te Kosovës, siç po bënë Qeveria, qe ishte edhe reflektim nga takimi qe patëm me Ambasadoret e Quinit’it.

Lideri i Nismës për Kosovën ne vazhdim ka thane se, ne debatin qe është zhvilluar për Demarkacionin, ka parë njerëz eminente, qe ishin kundër marrëveshjes aktuale.

Ai ka thënë se deputetet nuk kanë pasur  informacion për punën e komisionit shtetëror, mbasi qe puna ishte kryer, pa u njoftuar kurrë parlamenti. Kjo, sipas Limajt, tregon më së miri trajtimin qe bënë Qeveria e Kosovës.

“Deputetet kanë mbajtur fjalime 5 ore pa nevoje, me një fjale janë mashtruar”, ka sqaruar Limaj.

Limaj ka thënë në vazhdim se, ky nuk është shtet ligjor, derisa vazhdojnë te veprojnë kështu, sepse çdo gjë asht ne agjende te veprimeve individuale te tyre.

Limaj ka thëne qe jemi fyer ne reprezentimin qe na ka bërë Komisioni Shtetëror ne çështjen e demarkacionit te kufirit te Kosovës me Malin e Zi.

Ai ka përsëritur se nea asnjë mënyre nuk duhet të  votohet ky  variant i Demarkacionit dhe pret qe deputetet mos ta votojnë diçka, ne te cilën ka dilema.

Limaj ka thenë se këto muajt e fundit ka vërejtur një përpjekje qe opozitaret të trajtohen si antiamerikane e antievropiane, ndërsa ne fakt, sipas Limajt, pikërisht mënyra se qysh qeverisin ata dhe qasja e tyre ndaj shtetit, janë antiamerikane e antievropiane.