Lista Serbe dorëzohet para Vuçiqit, “ngrihet” përsëri

28.12.2016 10:12:01

Lista Serbe ka njoftuar sot se deputetët e saj kanë “ngrirë” sërish pjesëmarrjen në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës.

Bojkoti i tyre erdhi vetëm pesë ditë pasiqë disa nga deputetë e kësaj liste iu rikthyen punës në Kuvend gjë që përçau ligjvënësit serb, shkruan agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”,

Në një deklaratë të nënshkruar nga kreu i grupit parlamentar njëherit kryetar i kësaj liste Slavko Simiq, thuhet se ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Mirjana Jevtiq do ta lërë këtë post.

“Aleksandar Vuçiq është shef i vetëm i qeverisë sonë të vetme dhe autoriteti i tij është i njëjtë si për ne si për të gjithë serbët në Kosovë i pamohueshëm”

Prandaj, ne ligjvënësit e Listës Serbe në në parlamentin e institucioneve të përkohshme në Kosovë njoftojmë se do të zbatojmë të gjitha vendimet e Vuçiqit dhe të “ngrijmë” punën tonë në parlamentin dhe qeverinë e Kosovës”, thuhet në deklaratë.

“Në përputhje me kërkesën e kryeministrit Vuçiq, Mirjana Jevtiq do të largohet nga Ministria e Administrimit Pushtetit Lokal, për shkak se ajo si një serbe nga Kosova, të respekton autoritetin dhe kërkesën e kryeministrin të Republikës së Serbisë dhe do të veprojë në përputhje me rrethanat”.

“Askush nuk ka bërë për më shumë për serbët në Kosovëse Aleksandar Vuçiq dhe lufta e popullit serb në Kosovë dhe Metohi nuk është e mundur dhe nuk do të jetë e suksesshme nëse për ndonjë arsye nuk ka unitet dhe lidhje të ngushtë në mes të përfaqësuesve të serbëve të Kosovës dhe kryeministri i të së Serbisë, Aleksandar Vuçiq” thuhet mes tjerash në deklaratë.