Lista Serbe u kthye në Kuvend vetëm sa për të mos humbur mandatet

22.03.2019 17:10:36

Lista Serbe ka bërë të ditur se pjesëmarrja e tyre në seancën e sotme të Kuvendit ët Kosovës ishte bërë vetëm e vetëm për të parandaluar marrjen e mandateve.

“Anëtarët e Listës Serbe sot morën pjesë shkurtimisht në seancën e Kuvendit të Kosovës për të futur kartela dhe për të parandaluar ata nga marrja e mandateve parlamentare për arsye procedurale”, thuhet në një njoftim.

“Deputetët tanë në këtë mënyrë përmbushën detyrimin e tyre formal që të mos lënë sesionin për më shumë se gjashtë muaj”, thuhet tutje në njoftim, përcjell Telegrafi.

Ndër tjerash, në njoftim thuhet se Lista Serbe do të vazhdojë të luftojë për realizimin e së drejtës serbe dhe mbrojtjen e interesave të tyre në Kosovë.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë votuar pro rezolutës për Pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit dhe plotësim ndryshimi i ligjit përkatës.

Pas harmonizimit të rezolutës së LDK-së, është miratuar me 74 vota për projekt rezoluta që fillimisht i pezullon lojërat e fatit dhe brenda 30 ditëve qeveria të sjell ligjin në Kuvend që i ndalon këto.