LIVE: Nis seanca gjyqësore ndaj aktivistëve të VV-së të akuzuar për terrorizëm (Video)

28.02.2017 13:32:58

Ka nisur tashmë seanca gjyqësore ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes.

Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Halili dhe Adea Batusha të cilët po akuzohen për terrorizëm lidhur me sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, gjinden në sallë.

Aktivistët në fjalë kanë aktakuzë të ngritur për veprën penale: Kryerja e veprës penale terroriste të Kodit Penal të Kosovës.

Pak para fillimit të seancës, Frashër Krasniqi ka bërë një postim në Facebook, ku ka shkruar “ Vazhdojmë me çmontime”.

Duhet theksuar se avokati i Krasniqit, Tomë Gashi ka shkruar se ky është gjykim haptazi politik dhe të gjitha provat e siguruara nga Prokuroria e vërtetojnë pafajësinë e aktivistëve të VV-së.