Loci: Në Komunën e Pejës rreth 60 raste aktive me corovirus, 20 prej tyre po trajtohen në Spitalin e Pejës

03.07.2020 22:20:44

Sonte në Komunën e Pejës janë paraqitur edhe tetë raste të reja me coronavirus, ndërsa pesë të tjerë janë shëruar.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci, thotë për RTV Dukagjinin se me infektimet e reja rastet aktive kalojnë numrin e të shëruarve në Komunën e Pejës.

“Në mesin e të prekurve sonte kemi edhe një punonjës shëndetësorë. Fatmirësisht numri i personelit mjekësorë nuk e ka kaluar dhjetën”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës thotë se pos këtyre rasteve të reja sot kanë pasur edhe pesë të shëruar ku njëra nga ta ishte një punëtore e QKMF në Pejë.

“Në Komunën e Pejës janë rreth 60 raste aktive, ndërsa 20 prej tyre janë në trajtim në Klinikën Infektive në Spitalin e Pejës, ndërsa ka edhe të tjerë që janë duke u trajtuar në klinikat e QKUK-së në Prishtinë”, tha ndër të tjera Petrit Loci