Lopët dalin në komunikacion në Rrugën B në Prishtinë

24.10.2020 17:36:13

Sot gjatë ditës janë parë kafshë brenda zonës urbane në Prishtinë.

Kafshët po rrezikojnë komunikacionin shpesh herë në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Gjatë ditës së sotme përsëri janë parë disa lopë në rrugën B të kësaj lagjeje.