LSI nuk regjistrohet, bojkoton zgjedhjet e parakohshme në Kavajë

29.03.2017 14:14:22

LSI nuk regjistrohet dhe nuk merr pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Kavajës

Burime të besuara pranë LSI kanë treguar për “Koha Jonë” se për zgjedhjet në Bashkinë e Kavajës me datë 7 maj, LSI-ja nuk ka pranuar të regjistrohet në KQZ dhe as ka ndërmend të marrë pjesë në fushatë me asnjë parti politike.

LSI ka qenë kundër kandidimit të Elvis Roshit në zgjedhjet e fundit, për shkak të paralajmërimeve ndërkombëtare, ndërsa kandidatja e tanishme është caktuar në mënyrë të njëanshme.

Duhet theksuar se ka qenë pikërisht ambasadori amerikan Donald Lu që foli publikisht që Elvis Roshi të mos kandidohej nga PS dhe Edi Rama.