Luan Rama: LSI rol përcaktues dhe deciziv në miratimin e reformës në drejtësi

30.12.2016 18:58:12

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, vuri në dukje veçanërisht rolin përcaktues dhe deciziv që luajti LSI në miratimin e paketës së reformës në drejtësi.

“Që është padyshim arritja më e madhe legjislative, por edhe politike e këtij viti, çka u bë e mundur në fakt të realizohej me konsensus për shkak të investimit maksimal me shumë përgjegjësi dhe me konsistencë të LSI-së dhe në mënyrë të veçantë do të thosha të Kryetarit të LSI-së në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta”, vuri ne dukje ai.

Rama nënvizoi se Shqipëria evropiane mbetet prioritet esencial për LSI-në.

“Lëvizja Socialiste për Integrim, duke e pasur kredon e vet politike integrimin evropian të vendit në të gjithë qëndrimin e vet, do të orientohet vetëm nga interesi i qytetarëve shqiptarë dhe vetëm nga interesi i integrimit evropian të vendit”, – theksoi ai, duke nenvizuar se angazhimi strategjik i LSI-se është integrimi i Shqipërisë në BE.