Lufta për Kosovën po vazhdon…!!!

06.09.2020 23:01:38

Nga Skënder MULLIQI

Lufta për Kosovën po vazhdon, si nga Beogradi po ashtu edhe nga Moska.Serbia po tenton të kthehet më forma perfide politike . Kosova kishte mbetur nën Jugosllavi më tradhëti të Titos pas Luftës së Dytë Botërore.Edhe sot Serbia nuk e ka hequr nga preambulla kushtetuese si pjesë përbërse e këtij shteti.Rusia nuk do të interesohej shumë për Kosovën , mos të kishte apetite që përmes Serbisë të siguron dalje në portin e Durrësit. Kosova e fitojë pavarësinë më luftë në vitin 1999.Kosova është vend i begatë dhe strategjik në Ballkanin Perëndimor .Kjo pozitë strategjike e saja edhe nuk po i shuan apetitet serbosllave për ripushtimin ekonomik, politikë e ushtarak të Kosovës.Në këtë synim janë duke i ndihmuar edhe regjimet shumë të dobëta në Tiranë dhe në Prishtinë. Madje, janë duke koketuar mirë më regjimin e Aleksandar Vuqiqit.Nese nuk po zhvillohet një luftë e ftoftë , atëherë sigurisht së po zhvillohet një luftë më gjakftotësi akulli për realizimin e interesave serbo-ruse në Ballkan.Kosova ka mbetur më shumë zonë neutrale , ku gërshetimi i interesave të Fuqive të Mëdha, dhe regjimet autokratike mbrenda , janë duke mbajtur shtetin e ri të Kosovës në këmbë të qelqta. Sikur po në përseritet Jalta , kur u ndanë sferat e interesit nga Fuqitë e Mëdha të kohës.Rusia e Putinit , është duke tentuar ta kthej fuqinë e dikurshme të erës të Bashkimit Sovjetik na Ballkan.Rusët po e shohin rastin e mirë , nese vijnë në pushtet forcat proserbe në Mal të Zi, pas rrëzimit nga pushteti të Milo Gjukanoviqit.Dhe, gjithashtu po e shohin rastin pas një fitoreje ekonomike më marrvshjen trilaterale te Uashngtonit të 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë , në prezencë të presidentit amarikan , Donald Tramp.Madje, kjo marreshje u cilësua si historike .Së sa do të jetë obligative juridikisht dhe e implementueshme marrveshja e Uashingtonit mbetet të shihet, kur dihet së apetitet serbo-ruse në këtë pjesë të botës janë shumë më të mëdha.Si Serbia poashtu edhe Rusia janë duke e përdorur mirë religjionin dhe Kishën Ortodokse Serbe, për të arritur synimet gjeostrategjike në rajon.Duket së administrata e presidentit Donald Tramp, nuk po tregohet e fortë karshi politikës ekspansioniste të Putinit .Ose, në gjithë këtë ka ndikuar ajo së Putin e ka ndihmuar në zgjedhje siq është përfolur gjatë në opinion , Trampin që të vjen në postin e të parit të Amerikës.Kjo mund të jetë një spekulim .Askush nuk ka mundësi me e ditur së çka do të na sjellë ky shekull, i mbushur më shumë probleme të natyrës politike, krizave të ndryshme dhe krizës më pandemi.Ndoshta po na presin ditë të vështira si shtet dhe si komb në hapësirat ende të trazuara ballkanike.Ndoshta do të presim edhe shumë vite kur do të ndryshojnë hartat gjeografike në Ballkan dhe me gjerë, në dobi të çështjës tonë , ende të pa zgjidhur kombëtare.Vëtem një homogjenizim i madh për bashkim kombëtar i shpëton shqiptarët nga hegjemonia serbosllave…Vëtëm të bashkuar mund ti mposhtim të gjitha hilet, të cilat po na bëhën. Politika është art i të mundshmës, është mozaik i një pune të madhe dhe të ndërshme ,është punë që i dërgon idealet e një kombi në vend…