Lul Berisha zbret në Parlament/ Paloka-Ramës: Ti e lirove, të duhet për zgjedhje

15.12.2016 14:43:35

Debatet për lirimin e Lul Berishës u zhvendosën sot në parlament. Ishte Kryeministri Rama ai që e përmendi i pari, emrin e Lul Berishës, duke akuzuar opozitës se po bën politikë me një vendim gjykate dhe po keqpërdor emrin e vangjush Dakos në këtë histori. I menjëherëshëm ishte reagimi i kreut të grupit demokrat, Edi Paloka i cili u shpreh se është pikërisht Rama ai që fshihet pas lirimit të Lul Berishës pasi i duhet për zgjedhje.

Pjesë nga debati

Edi Rama:Jeni lëshuar nga zinxhirët e logjikës në një përpjekje të dëshpëruar për të hedhur baltë, shifpje dhe akuza me shpresën që shqiptarët do ju besojnë. Ju mbani peng vettingun. Ju edhe sot s’keni kurajon të tregoni me gisht kush e liroi Lulzim Berishën por vraponi të thoni e liroi bashkia e Durrësit. Imagjinoni ku jeni ju. Kusht për çeljen e negociatave është vettingu. Mund të vazhdoni të zvarrsini veten bashkë me vettingun për pak kohë, por ju siguroj se pallati i drejtësisë do të pastrohet.

Edi Paloka: Pafytyrësia ka një emër dhe e ka emrin e tij prapa. Nuk e ndaloi as kjo u kthye nga Berlini dhe vazhdon të mashtrojë edhe sot. Doli dhe vendimi i KiE që i tha copë zotëri nuk ka hapje negociatash për ty, jo për shqiptarët, për Edi Ramën nuk ka hapje negociatash derisa të zgjidhësh përvec kritereve edhe kushtet që lidhen me krimin, zgjedhjet, drogën, dhe ky i përgjigjet duke nxjerrë kriminelë nga burgu.
Thotë ambasadori amerikan që kam 7 muaj që i kërkoj të arrestojë një bandit që e kërkon Europa, dhe nuk guxon kush ta prekë, sepse i ka lidhjet me Edi Ramën, le të thotë kush të dojë emra të tjerë, është Edi Rama që ka detyrimin ti arrestojë. Rama jo vetëm nuk i kap por i liron, me firmën e Gjushit.
Nxjerr Gjushin dhe vë firma për të liruar ata që duhet të rrinë brenda sepse duhen dhe ata, po vijnë zgjedhjet dhe ky zgjedhjet vetëm nuk mund ti fitojë. Ky me atë pikë degjerenimi që ka arritur nuk mund të ketë besim as nga vetja. Prandaj i duhen këta, i duhen paratë e vjedhura, i duhet krimi, gjithçka për të mbretëruar dhe një herë.