Mallkimi i 26 dhjetorit: Kjo është dita më e rrezikshme në histori, janë vrarë mijëra njerëz (Video)

26.12.2016 19:29:43

Mallkimi i 26 dhjetorit! Vetëm gjatë 15 viteve të fundit, në botë në po këtë datë kanë vdekur mbi 35 mijë persona! Në datën e sotme të vitit 2000, kanë ndodhur katastrofa të mëdha natyrore – tërmete të përcjella me cunami, stuhi të forta dhe  uragan, por kishte edhe tragjedi të ndodhura nga faktori njeri, siç ishin zjarrvëniet e qëllimshme dhe shpërthimi i naftësjellësit.

Sot është ditë zi në Rusi, për shkak të vdekjes së 92 persona që gjendeshin në aeroplanin që është rrëzuar në Detin e Zi, jo larg nga Soçi. Asnjë nga 92 personat nuk i ka mbijetuar rrëzimit të aeroplanit të ministrisë së Punëve të Mbrojtjes, kurse në mesin e të vdekurve janë 64 anëtarë të korit “Aleksandrov” dhe nëntë gazetarë, transmeton Telegrafi.

Që kjo datë është e mallkuar, janë bindur edhe banorët e Moskës dy vite më parë. Kur një stuhi e madhe e borës paralizoi kryeqytetin rus, shkaktoi kaos në këtë metropol.

“Njerëz, mbani mend këtë ditë historike. Situata do të jetë edhe më e rëndë”, kishin paralajmëruar autoritet ruse qytetarët e këtij vendi.

Të kthehemi pas në të kaluarën. Në ditëm e sotme të vitit 2002, në qytetin kinez Lioyang kishte shpërthyer një zjarr në një diskotekë ku kishin humbur jetën 311 persona.

Në tërmetin prej 6.3 shkallë të Rihterit që kishte goditur qytetin iranian Bam në vitin 2003, kishin humbur jetën 50 mijë persona. Mbi 60 për qind e qytetit Bam ishte shkatërruar.

“Ju lutemi, na ndihmoni. Mos lejoni që të varrosemi për së gjalli”, ishte kërkesa e njërit prej iranianëve të ngujuar në rrënoja.

Një valë gjigante – cunami, i shkaktuar nga tërmeti prej 8.9 shkallë të Rihterit në afërsi në ishullit indonezian, Sumatra, kishte vërshuar ishujt e Indonezisë, Shri Lankës, Indisë, Tajlandës, Maldives dhe Malajzisë, duke lënë të vdekur mbi 280 persona.

Dy vite më vonë, më 2006, ndodhi shpërthimi i naftësjellësit në Lagos ku humbën jetën mbi 850 persona, derisa 60 tjerë mbetën rëndë të lënduar. Nigeria, është prodhuesi më i madh i naftës në Afrikë, e njohur për grupet kriminale që minojnë dhe plaçkitin naftësjellësit. Gjatë shpërthimit ishin djegur 60 shtëpi si dhe 52 vetura.

Në vitin 2011, në Filipine kishte ndodhur në uragan që kishte lënë të vdekur 1.249 persona, derisa 1.110 vazhdojnë të konsiderohen si të zhdukur. Në këtë katastrofë ishin shkatërruar mbi 10 mijë shtëpi dhe mbi 30 mijë banorë kishin braktisur vendin e tyre.

Këtë vend çdo vit e godasin mbi 20 uraganë, por ai ishte shumë i dëmshëm.

Dy presidentë të Amerikës kishin ndërruar jetë më 26 dhjetor, një ditë pas festës së Krishtlindjeve. Në pyetje janë Harry Truman që kishte dhënë shpirt në vitin 1972. Pas vdekjes së tij në postin e presidentit kishte ardhur Frenklin Roosvelt. Kurse me urdhër të tij ishte hedhur bomba atomike në Japoni.

Në ditën e sotme kanë humbur jetën presidenti i 38-të i SHBA-ve, Gerald Ford.