MAPL dhe Komuna e Leposaviqit , marreveshje mirëkuptimi

29.03.2017 11:42:25

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe Kryetari i Komunës së Leposavicit, Dragan Jabllanovic, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit  -Ndërtimi i rrugës në lagjen Qukarak, lumi Tvgjanska dhe Sllanisht në Komunën e Leposaviqit.

Nënshkrimi i  marrëveshjes, u realizua në kuadër të mbështetjes financiare të MAPL-së për komunat në financimin e projekteve me interes për qytetarët.