Marrëveshjet “sekrete ” të Brukselit

Marrëveshjet “sekrete ” të Brukselit

04.07.2018 10:55:04

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thonë se informimi i qytetarëve për procesin e dialogut është në dorë të të dy qeverive. Ndërsa deputetët thonë se ata nuk kanë qenë të informuar mjaftueshëm me marrëveshjet e arritura.

Kurse monitorues të procesit të dialogut thonë se disa marrëveshje nuk janë publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë dhe se Qeveria ua ka refuzuar kërkesat për qasje në dokumentet zyrtare

Zyra për Informim në Qeverinë e Kosovës nuk ka dhënë përgjigje nëse janë të publikuara të gjitha marrëveshjet në faqen e Qeverisë, por vetëm ka dërguar linkun në të cilin gjenden disa prej këtyre dokumenteve.